- Çfarë është agjenda.com?
- agjenda.com është një platformë online e
dedikuar për menaxhimin e termineve të bizneseve. Kjo platformë është ideale për biznese
të vogla dhe të mëdha, si dhe për individë që kanë nevojë për një sistem të organizuar
për të menaxhuar terminet e klientëve të tyre.
- Si funksionon abonimi në
agjenda.com?
- Abonimi në agjenda.com është i projektuar
për të qenë sa më i thjeshtë dhe i qartë. Ne ofrojmë dy paketa me rinovim mujor.
Pas regjistrimit, ju do të jeni në gjendje të abonoheni në njërën nga paketat mujore. Pagesa
mund të bëhet përmes kartës së kreditit ose kartës së debitit. Abonimi juaj do të
rinovohet automatikisht çdo muaj në të njëjtën datë. Tarifa mujore do të tërhiqet
automatikisht nga metoda e pagesës që keni zgjedhur. Ju gjithashtu do të merrni një
njoftim me email/SMS para çdo rinovimi. Nëse dëshironi të anuloni abonimin, mund ta bëni
këtë në çdo kohë në profilin tuaj pasi të jeni kyçur. Abonimi nuk do të rinovohet pas
anulimit, por ju do të keni qasje në platformë deri në fund të periudhës së paguar.
- Si të regjistrohem?
- Për të filluar të përdorni platformën
agjenda.com, klikoni mbi butonin në fillim të faqës që thotë "Regjistrohu". Ju do të
udhëzoheni në një formular ku do të duhet të plotësoni të dhënat bazë si emri, mbiemri,
numri i telefonit, dhe një fjalëkalim të preferuar. Pas plotësimit të formularit, ju do
të pranoni një SMS me një kod verifikimi. Pasi që të shkruani kodin e verifikimit në
platformën tonë atëherë do të krijohet llogaria juaj.
- A ka tarifa shtesë?
- Në agjenda.com, ne jemi të hapur dhe
transparentë për çdo tarifë. Çmimi që shihni në faqen tonë përfshinë të gjitha kostot
dhe nuk ka tarifa të fshehta ose shtesë. Megjithatë, është e rëndësishme të lexoni
kushtet e përdorimit për të kuptuar nëse ka ndonjë tarifë shtesë për shërbime specifike
që mund të dëshironi.
- A ofroni prova falas (Free
Trial)?
- Po, muaji i parë është falas në
agjenda.com!
- A është e sigurtë platforma
agjenda.com?
- Siguria e të dhënave tuaja është
prioritet për ne. Për këtë arsye, platforma jonë përdorë teknologji të avancuar të
sigurisë si enkriptimi SSL dhe protokolle të tjera të sigurisë. Të gjitha të dhënat
ruhen në server të sigurtë dhe kemi politika strikte për mbrojtjen e privatësisë.
- A ofrohet agjenda.com në gjuhë
tjera?
- Për momentin agjenda.com ofrohet vetëm në
gjuhën shqipe, mirëpo së shpejti do të ofrohet edhe në gjuhë të tjera.
- Në cilat vende ofrohet
agjenda.com?
- Për momentin agjenda.com ofrohet vetëm
për individ/biznese në Republikën e Kosovës, mirëpo së shpejti agjenda.com do të
zgjerohet edhe në shtete tjera.